close
Vendi

SHKUP: KSHZ SHQYRTON KËRKESAT E VOTUESVE TË KONTESTUAR

kshz-mk_1469527622-164838-1900x700_c

Në Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) deri sot në mëngjes, në orën 8:00 kanë arritur 3.537 kërkesa për rregullimin e së drejtës votuese nga gjithsejt 39.502 qytetarë të cilët janë në listë me të dhëna kontestuese pas kontrollimeve të kryqëzuara dhe administrative në Listën zgjedhore.

Nga këto 3.537 kërkesa, Komisioni ka pranuar 3.359, në fazë të shqyrtimit janë 122, ndërsa 56 janë në përpunim. Kërkesat mund të parashtrohen në njësitë rajonale dhe sektorët e KSHZ­-së, si dhe në mënyrë elektronike. Javën e kaluar filloi fushata mediale përmes së cilës KSHZ u bën thirrje qytetarëve të kontrollojnë dhe nëse janë në listë të paraqiten tek ata. Gjithashtu u dërguan letra drejt të gjithë personave të cilët ishin në listën e adresave me të cilat figuronin në bazë, pas çka disa herë është rritur jeohan e qytetarëve.

Pritet që Komisioni ta intensifikojë fushatën në javën e fundit para skadimit të afatit për paraqitjeve, më 19 gusht. Edhe një mundësi për paraqitje qytetarët do të kenë gjatë kohës së kontrollimit publik para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen deri në fund të vitit 2016. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia