close
Top LajmeVendi

SHKUP: LIGJI PËR GJUHËT ME DEBAT TË ASHPËR

kuvend

VMRO-ja kërkon me ngulm debat të hapur publik


 

Debati i përgjithshëm për projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë filloi në Kuvend.  Deputet e VMRO-DPMNE-së, edhe sot kërkuan debat të gjërë publik para se të sillet ligji. Ata nëpërmjet reagimeve procedurale kërkuan pauzë me çka shkaktuan debat të ashpër me kryeparlamentrin Talat Xhaferi.

Pasi përfundoi pauza një orëshe, kryetari  i Kuvendit, Talat Xhaferi bëri të ditur se ka anuluar listën e publikuar për ata që flasin në foltore dhe kërkoi që të paraqiten edhe një herë për të marrë fjalën. Deputeti i  VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski i apeloi të gjithë në Kuvend, siç tha, të mos ndërmarrin çfarëdo hapash të cilat mund të jenë në drejtim të provokimeve, duke e pasur parasysh ndjeshmërinë e temës.

“Ka patur rregulla precize se si sillen këto ligje. Thirreni në Marrëveshjen e Ohrit. Kjo marrëveshje është fryt i konsensusit në mes katër partive politike  me ndikim më të madh në shoqërinë e Maqedonisë edhe atë katër jo dy. Me të vetmin qëllim të qetësohet situata, të mos ketë konflikt, të mos ketë ndarje në shoqëri  dhe jo me qëllim që LSDM-ja dhe BDI-ja të fitojnë ndonjë komunë plus ose minus, pra qëllimi i këtij ligji janë zgjedhjet lokale” -tha  Ilija Dimovski – VMRO-DPMNE

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manajllovski  tha se problemi me gjuhën duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

“Ju lutem që pak t’i qetësoni nervat dhe hiqni ato urrejtjet nacionaliste dhe bëhuni njerëz për një moment. Më vjen shumë mirë që jam në Kuvend, por më vjen keq vetëm për një gjë: Unë çdo herë mendoja në kokën time se në këtë sallë janë njerëz të një kategorie tjetër, jam shumë i dëshpëruar ma mirë ishte kur rrija me barinjtë në fshat, kishin logjikë pasi çdo fjalë e thonin me vend, ndërsa ju flisni dhe këtë do ta them haptazi, pa lidhje” –deklaroi Branko Manajllovski – BDI.

Në rend dite të seancës plenare janë edhe interpelancat për ministrat e financës, kulturës dhe mjedisit hapësinor të iniciuar nga opozita. /V. D. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia