close
Vendi

SHKUP: LLOGARIA PËRMBYLLËSE E BUXHETIT PËR VITIN 2015

kuvend-1-890×395

Deputetët në seancën e sotme të 108­të të Kuvendit do të debatojnë për Propozim­llogarinë mbyllëse të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015. Siç tha ministri i Financave Kirill Minovski para komisionit kuvendor amë, duke e elaboruar Propozimin, të ardhurat e përgjithshme të Buxhetit kanë qenë 161 miliardë denarë, shpenzimet 180 miliardë denarë, ndërsa deficiti ka qenë 19 miliardë denarë.

Borxhi shtetëror ka qenë në nivel mesatar, ka qenë 38 për qind nga Bruto Produktit Vendor. Sipas Minovskit, politikat fiskale të parapara për vitin 2015 janë realizuar. Eksporti shënon rritje në krahasim me importin, ndërsa shkalla e papunësisë është zvogëluar në nivelin më të ulët deri më tani nga 24,6 për qind, tregojnë të dhënat në llogarinë përmbyllëse të Buxhetit për vitin 2015. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia