close
Vendi

SHKUP: MAQEDONIA NUK ËSHTË CAK I TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

MPB-Maqedoni-780×439

Maqedonia nuk është interes parësor i organizatës terroriste ndërkombëtare, por terrorizmi është sfidë globale, prandaj shërbimet e brendshme ndërmarrin aksione parandaluese për sulme të mundshme. Një ndër kërcënimet më të mëdha janë luftëtarët të cilët kanë luftuar në vatrat e huaja në krah me Shtetit Islamik. 

Duke pasur parashysh trendin global në rritje të terrorizmit ndërkombëtar, nën shtysën e ndodhive të Lindjes së Mesme, vlerësimi është se Maqedonia nuk është imune ndaj kësaj sfide të sigurisë.

Nga MPB-ja thonë se në këtë moment vendi nuk është interes parësor i organizatës terroriste ndërkombëtare, por duke parë dimenzionet globale të këtij fenomeni nuk mund në mënyrë të plotë t’i përjashtohemi ekspozimit të shtetit nga sulmet e mundshme terroriste. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia