close
Sport

SHKUP: MBAHET ASAMBLEJA E 23-të E ASOCIACIONIT BALLKANIK TË VOLEJBOLLIT

Associacion Ballkanik i Volejbollit

MORËN PJESË PËRFAQËSUES TË 11-të FEDERATAVE


 Në oraganizim të Asociacionit Ballkanik të volejbollit dhe  në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Maqedonisë së Veriut përfaqësues të 11-të Federatave të vendeve ballkanike si dhe presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit Aleksandar Boriçiç, zëvendës-presidenti Renato Arena dhe drejtori për zhvillim Ozkan Mutlug ishin të të pranishëm në Asamblenë e 23 më radhë.

Qëllimi i këtij  takimi ishte caktimi i datave për organizimin e garave në nivel të reprezentacioneve dhe klubeve  në të gjitha kategoritë  si  dhe caktimi I vendeve organizatore raporton KlanM.

ZORAN KARANOVIQ – SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I FVMV

Ajo që është interesante se pas një periudhe të gjatë morrëm qëndim që ti ndihmojmë klubet dhe ta nxisim Kupën ballkanike pë klube. Garimii klubeve që luhet tani  konkretisht neve nuk na konvenon, shkaku i problemit gjeografik pasi ballkani është me sipërfaqe të madhe  dhe nuk mundim menjëherë të gjithë i afrojmë

Një vendimi  mjaft I rëndësishëm që u  soll në këtë asamble ballkanike të volejbollit ishte organizimi i kongresit zgjedhor në vitin 2024.

ZORAN KARANOVIQ – SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I FVMV

Është mirë që patëm qëndrime të përbashkëta të të gjithë anëtarëve njëjtë edhtë miqëve. Mendoj se Asociacioni Ballkanik i Volejbollit si zonë më fuqishme në Europë

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Volejbollit   vendi ynë do të jetë nikoqir I kampionatit Europian të volejbollit të femrave U-19./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia