close
Vendi

SHKUP: MBAHET “PARADA E KRENARISË”

6DF56116-0EEE-46D8-AFA3-616B6128C221

MARSHI U MBAJT NGA PARKU I GRUAS  DERI TEK PARKU I QYTETIT


Për të dytën herë me rradhë pas pavarësimit të shtetit, në Shkup mbahet “Parada e Krenarisë”, e organizuar nga Rrjeti Kombëtar kundër Homofobisë dhe Transfobisë. Nga Parku I Gruas e deri tek parku I qytetit, një grup qytetarësh marshuan  nën moton “Dashuri jashtë mureve”.

Në prag të të ashtuquajturës “Parada e Krenarisë” Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njerut, Civil Right Defenders ka realizuar një hulumtim për mendimin publik lidhur me këtë çështje, rezultatet e së cilës flasin për mbështetje të 55 përqind të të anketuarve ndaj të drejtës së këtij komuniteti që të mbajnë Marsh të qetë të krenarisë. Nga ana tjetër 40 përqind mendojnë se kjo paradë organizohet me qëllim që të provokojë shumicën që nuk e mbështet këtë stil jetese.

Kryeministri Zoran Zaev, ofroi mbështetje për komunitetin LGBT nëpërnjët një postimi në fejsbuk.

Zoran Zaev, Kryeministër

“Komuniteti LGBT e ka mbështetjen e qeverisë dhe timen për kauzën që nënkupton baraza dhe e cila në 4 vitet e fundit lirshëm manifestohet në shoqërinë e vetme dhe të barabartë..Ne po manifestojmë sjellje evropiane dhe solidare në mes të Ballkanit. Ky është Ballkani ynë i ri, I lirë, njerëzorë dhe I larmishëm.”

Kanë reaguar nga partia Alternativa duke theksuar se distancohen nga ky organizim. E ashtuquajtura “Paradë e krenarisë” nuk na përfaqëson neve, kanë theksuar mes tjerash nga kjo parti .

Alternativa

“AlternAtivA – si parti e spektrit konservator – përkujton se parada e a.q. “e krenarisë” nuk na përfaqëson edhe neve. Ne distancohemi nga ky organizim dhe u bëjmë thirrje qytetarëve me bindje konservatore, veçmas qytetarëve shqiptarë, që të shprehin distancim nga një organizim i tillë, duke e shprehur mbështetjen e tyre për familjen tradicionale shqiptare.”

Për shkak të Paradës së Krenarisë i gjithë trafiku në Shkup gjatë ditës është devijuar për të mundësuar parakalimin e këtyre personave, pa pengesa, ndërsa për të evituar incidente janë angazhuar forca të shumta policore. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia