close
14012022_GragjaniAvg

Në Aeroportin e Shkupit sot kanë mbërritur grupi prej 67 qytetarëve të Afganistanit, punonjës të organizatave Instituti Kombëtar Demokratik – NDI dhe Fondacioni Kombëtar për Demokraci – NED, bashkë me familjet e tyre.

Duke vazhduar rolin aktiv të vendit solidar, sic thuhet në komunikatën e Qeverisë, RMV-ja u siguroi strehim të përkohshëm deri në largimin për në vendet e treta. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar për ndihmë popullatës demokratike afgane që është në rrezik nga autoritetet talibane – thuhet në komunikatë.

Pas aterimit është zbatuar procedura standarde për kontrollin e sigurisë dhe testimi PCR.

Civilët afganë përkohësisht do të vendosen në Shkup, kurse harxhimet mbulohen nga organizatat ndërkombëtare.

Në RMV për momentin qëndrojnë 579 qytetarë afganë. Nga vendi janë larguar 141 civilë nga Afganistani ku qëndrik të përhershëm u kanë siguruar shumë vende./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia