close

SHKUP: MBËRRIJNË EDHE 44 REFUGJATË AFGANË

C9479C1C-E501-4B0A-A70F-274CCBE53E8A

AKTIVISTË TË ORGANIZATËS “TURQUOISE MOUNTAIN”


44 refugjatë afganë pasdite kanë arritur në Aeroportin e Shkupit me një fluturim nga Katari. Bëhet fjalë për aktivistë të organizatës “Tirkiz Mountain” dhe anëtarë të familjeve të tyre.

Ata përkohësisht do të akomodohen në periferi të Shkupit derisa nuk sigurohet transferi për destinacionin e fundit, kurse harxhimet për qëndrimin e tyre mbulohen nga organizata ndërkombëtare.

Pas mbërritjes në Shkup, për ta do të bëhet kontrolli I sigurisë, do të testohen me PCR test dhe do të kenë mundësi vaksinimi.

Organizata Ndërkombëtare “Тurquoise Mountain”, anëtarë të së cilës janë afganët që mbërritën në Shkup, është themeluar në vitin 2006 nga Princi Çarls. Bëhet fjalë për organizatë humanitare që viteve të kaluara në Afganistan kishte restauruar 150 objekte historike, ka trajtuar 165.000 pacientë në Klinikën e Kabulit, kanë mbështetur më shumë se 50 biznese të vogla në Afganistan dhe Mianmar e të ngjashme.

Ky është grupi I dytë që mbërrin në Maqedoninë e Veriut. Në grupin e parë pati 149 persona. Ata arritën më 31 Gusht dhe bëhet fjalë për afganë që kanë punuar për organizata ndërkombëtare dhe familjet e tyre.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia