close
Ekonomi

SHKUP: MINISTRI KUÇI TAKON AMBASADORIN E EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE

2016-08-01_174838

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi këtë fundjavë realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Emirateve të Bashkuara Arabe për Republikën e Maqedonisë rezident në Romë, Sager Nasser Alraisi.

Në takimin me ambasadorin, Kuçi theksoi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve , në pajtueshmëri me marrëveshjet ekzistuese të bashkëpunimit të cilat paraqesin bazë për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tërheqjen e investimeve në interes të të dyja vendeve.

Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe, Alraisi shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, sidomos në këmbimin tregtar, bashkëpunim shkencor dhe

teknologjik, si dhe bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe turizmit, ndërsa Kuçi njoftoi për kushtet e investimeve në Maqedoni dhe një pjesë të projekteve që do të mund të jenë tërheqëse për biznesmenët arabë.

Ministri dhe Ambasadori shprehën kënaqësinë për takimin dhe besimin reciprok dhe se në periudhën e ardhshme do të gjejn mënyra të reja për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia