close
Vendi

SHKUP: MIRATOHEN NDRYSHIMET NË TESTIMIN EKSTERN

kuvend-1-890×395

Testimi ekstern të fillojë nga klasa e gjashtë, notat e fituara të mos qëndrojnë në dëftesë të nxënësit kurse mbikqyrësit tgë zgjidhen në konkurse publike, parashohin ndryshimet e reja ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm që sot u miratuan nga ana e Kuvendit të Maqedonisë.

Notat e testimit ekstern nuk do të qëndrojnë në dëftesë, por në një pjesë të vecantë.Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë theksuar se ndryshimet janë të njëjta me kërkesat e nxënësve dhe studentëve dhe se me këto do të përmirësohet kualiteti i arsimit fillor dhe të mesëm.

Kundër testimit ekstern kanë protestuar edhe nxënësit edhe profesorët dhe mësuesit, por pushteti deri më tash nuk u pajtua që të tërhiqet dhe të ripërpunohet si projekt.Testimi ekstern ishte vendosur në vitin shkollor 2012-2013 që të kontrollohet objektiviteti i mësimdhënësve gjatë vlerësimit të suksesit të nxënësve.Por që atëherë këtë testim e kanë ndjekur një numër i madh i debatave. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia