close
Vendi

SHKUP: MIRATOHET DOKUMENT PESË PIKËSH PËR VËRSHIMET

Këto-janë-vendimet-që-i-mori-Kuvendi-i-Maqedonisë-për-vërshimet

Me kërkesë të partisë maqedonase në opozitë, LSDM, është mbledhur seanca e Kuvendit të Maqedonisë për të diskutuar gjendjen pas vërshimeve që morën jetën e së paku 22 personave dhe përmbytën mbi 5 mijë shtëpi në disa vendbanime të fshatrave në rrethinë të Shkupit. Për këtë, pas debatit Kuvendi ka miratuar një dokument të përbashkët ku janë shkruar disa pika si përmbledhje e debatit të mbrëmshëm.

1.Kuvendi i Maqedonisë do të ndjekë dhe asistojë të gjitha institucionet që merren me ndihmën e banorëve në vendet e vërshuara që i përkasin komunës së Gazi Babës dhe rrethinën tjetër të Shkupit dhe Tetovës.

2.Qeveria e Maqedonisë, Qyteti i Shkupit dhe komunat tjera të prekura nga vërshimet, duhet të vazhdojnë me realizimin e planit për rekuperim të dëmeve nga vërshimet.

3.Kuvendi i Maqedonisë falënderon të gjithë që ndihmuan në largimin e dëmeve, shpërndarjen e ndihmave dhe ndihmën në terrenet e vërshuara.

4.Apelohet deri tek të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që të vazhdojnë me ndihmat vullnetare për të qenë krah i fortë i qytetarëve të prekur nga vërshimet.

5.Apelojmë deri tek kompanitë dhe ndërmarrësit që të ndihmojnë në këtë katastrofë humanitare.

Këto vendime i votuan VMRO-DPMNE dhe BDI. Partia opozitare maqedonase LSDM ishte e pakënaqur nga vendimet ku askush nuk mori përgjegjësi, ndërsa PDSH lëshoi punën e Kuvendit. Opozita kërkon përgjegjësi morale, politike dhe penale, pasi reagimi i institucioneve në rastin e vërshimeve të 6 gushtit në rrethin e Shkupit ishte i vonuar.

Sipas deputetëve opozitarë institucionet e parapara për raste emergjente dëshmuan se egzistojnë vetëm në letër por nuk funksionojnë.

Poashtu shkaktar i viktimave, sipas deputetëve opozitarë, ishte mos egzistimi i kanalizimit atmosferik për ujrat e qarkores së Shkupit. /TvArt/

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia