close
Top LajmeVendi

SHKUP: MIRATOHET LIGJI PËR PAGËN MINIMALE

Shkupi

Qytetarët: 12 mijë denarë të pamjaftueshme


Punëtorët e industrisë së lëkurës dhe tekstilit do të marrin pagë minimale në vlerë prej 12.000 denarësh, pra 3,000 denarë më shumë se paga e më hershme nga muaji i ardhshëm, kjo si rezultat i miratimit të ligjit për rritjen e pagës minimale. Por, sa është e mjaftueshme kjo pagë? Ja çfarë thonë ekonomistët dhe qytetarët.

Nga muaji i ardhshëm në kuadër të miratimit për pagën minimale punëtorët do të paguhen së paku 12 mijë denarë, kurse firmat do të jenë të mbështetura financiarisht nga shteti për realizimin e kësaj mase.

Përmes një komunikate për media, nga LSDM-ja thonë se efektet në mënyrë të drejtë për drejtë do të ndikojnë te rreth 130.000 të punësuar të cilët do të përfitojnë pagë më të madhe sesa ajo e mëparshmja. Në komunikatë gjithashtu shtohet se me këtë ligj po përmirësohet padrejtësia shumëvjeçare ndaj punëtorëve nga industria e lëkurës dhe tekstilit.

Por çfarë thonë ekspertët e ekonomisë rreth rritjes së pages minimale, paga prej 12, 000 denarësh a është e mjaftueshme për një familje që nuk ka resurs tjetër financiar, por jo vetëm kaq?!

Sipas njohësit të çështjeve ekonomike Harun Tahiri, kjo rritje e pagës sigurisht që është për t’u përshëndetur, por që sërish nuk është e mjaftueshme për një familje që nuk ka resurs tjetër financiar krahas 12, 000 denarëve.

Nga ana tjetër, edhe qytetarët shfaqen me ankesa për këtë rritje të ulët të pagës minimale, pasi sipas tyre kjo pagë është e pamjaftueshme.

Rritja e pagës minimale ka qenë premtim i qeverisë së Zaevit, që punëtorët nga industria e lëkurës dhe tekstilit do të merrnin pagë minimale në vlerë prej 12.000 denarësh, pra 3,000 denarë më shumë se paga e mëhershme.

Ndërkaq, si rrjedhojë, Agjencia Europiane e Statistikave, Eurostat, kohë më parë ka bërë publike nivelin e pagave minimale për shtetet e ndryshme. Sipas të dhënave, pagat minimale me te uleta, kanë pasur Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Lituania, Letonia, Sllovakia, Estonia, Hungaria, Çekia dhe Polonia. Këto vende kanë një pagë minimale nga 100 deri në 350 euro në muaj.

Ndërsa, me pagën minimale më të lartë, me plot 1610 euro në muaj radhitet Luksenburgu. /B. J. /

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia