close
Vendi

SHKUP: (MOS)MARRËVESHJA – PENG I QËNDRIMEVE TË VMRO-së DHE LSDM-së

Xhejs-Bejli-480×360

Raundi i sotëm i bisedimeve të grupeve partiake të punës në Klubin e deputetve ka përfunduar pa marrëveshje. Për dallim nga ditët tjera, bisedimet e sotme zgjatën afro dy orë, pas të cilave nuk pati kurrfarë deklarate nga pjesëmarrësit.

Ambsadori amerikan Xhes Bejli i ka njoftuar gazetarët e pranishëm se bisedimet do të vazhdojnë nesër.

Para bisedimeve, përfaqësuesit e partive politike, paraqitën pikëpamje të ndryshme. Nikolla Todorovit nga VMRO-DPMNE-ja, ka fajësuar LSDM-në se në vazhdimësi ka refuzuar propozime, ndërkohë që partia e tij, siç është shprehur ai, ka qenë konstruktive dhe ka ofruar zgjidhje për dalje nga kriza.

Në anën tjetër, Radmilla Sheqerinka nga LSDM-ja është kundërpërgjigjur duke thënë se VMRO-ja është ajo që ik nga zgjedhjet dhe nga Marrëveshjae Përzhinës.

Përfaqësuesi i BDI-së Artan Grubi ka shprehur bindjen se dallimet tash më janë minimale dhe pret së shpejti marrëveshje.

Pavarësisht, zvarritjeve që po bëhen, presioni i kohës për të arritur sa më shpejt marrëveshje ndërpartiake, pritet t’i jap rezultatet e pritura në ditët në vijim. /TvArt/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia