close
Vendi

SHKUP: NDIHMAT PAS VËRSHIMEVE, BASHKËRENDIM PËR PRIORITETET

vershimet_ne_ballkan_nuk_rrezi

Sekretariatit për Çështje Evropiane ka realizuar takim koordinues me donatorë, lidhur me përmbytjet vdekjeprurëse që ndodhën fundjavën e kaluar.

Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi theksoi se qëllimi i takimit është që të shfrytëzohet maksimalisht potenciali për financim nga ana e donatorëve me qasje koordinuese në drejtim të ndihmës dhe i theksoi prioritetet e para të përcaktuara në drejtim të ndihmës për rikonstruim dhe riparim të shtëpive të dëmtuara dhe objekteve të tjera të rëndësishme, riparim të infrastrukturës. U potencua se në këtë fazë vlerësimet e dëmeve janë shumë indikative, por punohet në qartësimin e tyre. /TvArt/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia