close
Vendi

SHKUP: NDRYSHIMET LIGJORE DHE RIBALANCI – MIRATIME EKSPRES NË PARLAMENT

Kuvendi-i-Maqedonise-1-780x439_1

Pas orëve të gjata negociatash, mbrëmë deputetët, kanë miratuar ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për të cilat është arritur marrëveshja nga ana e përfaqësuesve të katër partive kryesore politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës. Me procedurë të shpejtuar u votua ligji për Mandatin e Qeverisë së Maqedonisë, ligji për media, ligjin për procedurë penale dhe Kodin Zgjedhor. 

Me miratimin e pesë ligjeve të dala nga Marrëveshja e 20 korrikut krijohen kushtet që liderët politikë më 31 gusht të diskutojnë për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Pas miratimit të këtyre ligjeve, një pjesë e tyre do të nis të implementohen, ndërsa më 31 gusht, liderët e katër partive kryesore në vend do të vlerësojnë se a janë krijuar kushtet që vendi të shkojë në zgjedhje që duhet të mbahen në fund të këtij viti, për t’i dhënë fund krizës politike. Marrëveshja e Përzhinës u arrit në qershor të vitit të kaluar me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, por implementimi i saj ka ecur vështirë, për shkak të dallimeve dhe mosmarrëveshjeve midis partive politike.
Në suaza të seancës së 111-të seancë kjo e cila ishte edhe e fundit përpara pushimeve deputetët e Kuvendit të RM-së me 55 vota për dhe 23 kundër kanë votuar propozim – plotësimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016.
Gjatë debatit për ribalancin e buxhetit të vitit 2016 deputetët e LSDM-së por edhe deputetët tjerë opozitar kishin qëndrime kanë propozuar tërheqjen nga rendi i ditës ribalancin e buxhetit pasi që sipas tyre në të është përmbajtur edhe euro-obligacioni e cila sipas deputetëve opozitar është dhënë në mënyrë joligjore.
Me ribalancin e buxhetit parashikohen zvogëlime të të ardhurave të tërësishme prej 177.292 milionë denarë, në 174.291 milionë dhe në të ardhurat e tërësishme prej 196.276 në 195.472 milion. Deficiti është revidentuar prej 18,984 në 21,181 milion denarë. /TvArt/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia