close
Top LajmeVendi

SHKUP: NIS SKRININGU, 163 NXËNËSIT E TESTUAR – NEGATIV

scr

Ka filluar pricesi i shkriningut të nxënësve të shkollave të mesme në Shkup. Të gjithë 68 nxënësit e shkollës së mesme “Zef Lush Marku” kanë rezultuar negativ ndaj testit të kovid 19-tës. Skriningu është realizuar edhe në shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karaxhozov”, ku ishin të përfshirë mbi 90 nxënës.

Nga 69 nxënës të paraparë për përfshirje nga skrininigu në grupin e parë, 68 kanë bërë testin e koronavirusit dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ. Përfaqësuesit e shkollës së mesme “Zef Lush Marku” janë të kënaqur me rezultatet, thonë se në tani ndjehen më të sigurtë. Ajshe Beqiri nga shërbimi profesional thekson se ka pasur raste kur prindërit e nxënësve të listës së parë, kanë kundërshtuar që fëmijët e tyre të testohen, por ata janë zëvendësuar me nxënësit nga lista e dytë dhe e tretë dhe nuk kanë hasur në ndonjë problem.

AJSHA BEQIRI, SHËRBIMI PROFESIONAL
“Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë na i kanë dërguar në shkollë tre lista nga 69 nxënës, ku me marrjen e pëlqimit të prindit neve I kemi leju ose kemi dhënë pëlqimin që fëmiu I tij ose nxënësi ynë të testohet, Prej listës së parë kemi marë disa pëlqime por një numër I vogël I prindërve kanë refuzuar dhe prindërit të cilët kanë refuzuar, nxënësit janë zëvendësuar me ata të listës së dytë apo listës së tretë. Kemi qenë në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë ku ata kanë lejuar që 68 nxënës të testohen, minus një, që nuk ka pasur ndonjë prëblem në rezultatet e parapara.   ”

Ekipet testuese janë të kënaqur me organizimin, dinamikën e testimet e bashkëpunimit me nxënësit dhe aq më tepër me rezultatet e testimit.

DENIS JANKULOVSKI, LABORANT
“Sot kemi filluar dhe ja ne si ekip tashmë jemi nkemi ardhur në shkollën e dytë për sot. Tani për tani mund të them se po ecën shkëlqyeshëm, në kuptim të shpejtësisë , dinamikës me të cilën zhvillohet testimi, organizimi është bërë në mënyrë të shkelqyeshme në abshkëpunim  me dretorët e shkollave, fëmijët janë të përkryer në bashkëpunim dhe ajo që na gëzon është se rezultatet janë të shkëlqyeshme. “

Skriningu I nxënësve zhvillohet në 9 shkolla të mesme në Shkup. Do të testohen 258 nxënës të shkollave të mesme, kurse skriningu do të vazhdojë edhe në rajone tjera të vendit ku do të përfshihen mbi 8.000 nxënës. Qëllimi është detektimi I hershëm dhe gjetja eventuale e bartësve asimptomatik të virusit COVID-19 në mesin e nxënësve./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia