close
SportVideo

SHKUP: NUK NDALET SHKËNDIJA, FLUTURON DREJ LIGËS EVROPA

2016-07-29_174115

Ecuria e Shkëndijës në garat evropiane sa vjen e po përmirësohet. Klubi kuqezi la pas skuadra të mëdha si Krakovia dhe Nechfti kurse viktima e fundit ishte Mllada Bolleslavi nga Çekia, të cilën e mundi 2 me 0 në Shkup me golat e Zhuniorit dhe Ferhan Hasanit, që të dy të shënuar në pjesën e dytë. Vendimtare ishte minuta e 51 kur M.Boleslav mbeti me 10 futbollistët pas daljes me të kuq të mbrojtësit Hulka pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Hasanit.

Sa i përket atmosferës në stadium ishte thjeshtë mahnitëse me diku rreth 15 000 tifoz të pranishëm që me të vërtetë u dhanë një shtysë futbollistëve që të japin gjithçka nga vetja. Trajneri Akrapoviq ngeli i kënaqur me rezultatin por jo aq me disa gabime të bëra në pjesën e parë.

“Ishte një ndeshje mjaft interesante, me shumë raste nga të dyja palët. Pjesa e parë u takoi mysafirëve, të cilët kishin më shumë raste dhe vendosje të mirë të skuadrës, ndërsa në disa raste ne e humbën shumë lehtë topin dhe kjo na vështirësonte punët për ta rikuperuar. Në pjesën e dytë e treguam fytyrën tonë të vërtetë, e dominuam ndeshjen, krijuam raste, por na ndihmoi edhe kartoni i kuq i kundërshtarit. Transformimet me Ferhan Hasanin dhe Besart Ibraimin e dhanë frytin dhe shënuam dy gola mjaft të bukur dhe ia arritëm të fitojmë”- përfundoi Akrqpoviq.

Një ndër lojtarët më të ri në skuadër, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë Shqiprim Taipi, u shpreh i lumtur me fitoren duke u shprehur se edhe ndrrimet e bëra nga trajnerin ishin të qëlluara.

Mesfushori kumanovar Armend Alimi theksoi se rezultati prej 2 me 0 është mjaft i favorshëm dhe ju jep siguri për ndeshjen e revanshit.

Ndeshja kthyese ndërmjet Mllada Boleslavit dhe Shkëndijës do të luhet pas një jave më datën 4 gusht në Çeki. Ndërkaq shorti për fazën e fundit të play offit do të hidhet pas përfundimit të rrethit të tretë, ku Shkëndija do ta ketë testin e vërtetë për inkuadrim në fazën e grupeve të Ligës Evropa. /Sh. S. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia