close
Vendi

SHKUP: ORAV- MOS I BËNI OBSTRUKCIONE PSP- së

orav

Euroambasadori Aivo Orav largohet nga Maqedonia me optimizëm se marrëveshja e Përzhinës do të zbatohet dhe se deri në fund të vitit do të mbahen zgjedhje në vend, pas të cilave do të duhet të bëhen reforma serioze.

Në një intervistë ai flet për bisedimet e katër partive politike, për të hollat të cilat përmes IPA fondeve i jep Bashkimi Evropian, ndërsa faljen e presidentit Ivanov e konsideron për momentin më të vështirë në bisedimet për daljen nga kriza.

Ambasadori Orav thotë se falja ishte si një shpërthim bërthamor që nuk e priste askush dhe kjo e vazhdoi krizën që do të mbahet mend e do të analizohet gjatë kohë. Institucionet shtetërore ai i porosit se duhet ta përkrahin Prokurorinë Speciale Publike njësoj siç e përkrahin Prokurorinë Publike, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i jepet fund krizës politike. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia