close
Top LajmeVendi

SHKUP: OSMANI DHA RAPORT PËR PUNËN E SÇE

Screenshot_1

Maqedonia shembull që hap optimizëm në rajon


 

Në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zëvendës/kryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani mbajti konferenc për shtyp për 100 ditët e kaluara të Qeverisë. Qëllimi i konferencës për shtyp ishte puna e Sekretariatit për Çështje Evropiane, transparenca dhe angazhimi i saj.

Osamani potencoi se Qeveria e kaluar e ka lënë të izoluar vendin edhe atë me marrëdhënie të ngrira me partnerët strategjik të cilët disa herë i janë drejtuar Maqedonisë se institucionet janë të robëruara dhe se duhet të kontribuojnë në rikthimin prapa në procesin euro-atlantik. Andaj siç tha Osmani kjo ishte një ndër prioritet më të rëndësishme të  Qeverisë së re pasi në 100 ditët e para është punuar në zbatimin e reformave të nevojshme me qëllim që të zhbllokohet procesi i integrimeve euro-atlantike.

Zëvendës/kryeministri Osmani gjatë prezantimit të tij përmendi edhe Planin 3-6-9 i cili u miratua në muajin korrik duke u bazuar në programin e Qeverisë, Raportit të Pribes, Komisionit të Venecias, Grekos, Marrëveshjes së Përzhinës si dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Plani 3-6-9 ndahet në tre pjesë dhe është në fazën e avancuar të zbatimit. Faza e parë e këtij plani është në fazën finale të zbatimit dhe duhet të përfundoj me mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme dhe të lira.

Gjatë këtyre 100 ditëve, zëvendës/kryetari për Çështje Evropiane, Bujar Osmani është edhe koordinator i të ashtuquajturës i strukturës IPA,  ku siç informoi momentalisht është realizimi i projekteve nga pakoja IPA 2 për 2014-2020 ku në dispozicion janë 644 milionë euro dhe 67 për qind prej tyre ose 445 milionë tashmë janë të programuara dhe janë ndarë për zbatimin e mëtutjeshme të projekteve. Në këtë moment punohet në programimin e edhe 172 milionë euro, por megjithatë edhe këtu mbi 40 milionë euro tashmë janë humbur në fazën e vet programimit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të gjenerohen humbje shtesë. /V. D. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia