close
Vendi

SHKUP: PARALAJMËROHET GREVË NË MINISTRINË E MBROJTJES  

ushtria-500

 

Të punësuarit në Armatë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes kanë mbajtur konferencë shtypi të cilët janë ankuar për rroga të ulta,  kushtet e këqija të punës dhe gati dy javë nuk kanë asnjë transport të organizuar për në punë.  Sindikata e  pavarur e ushtarëve profesionit, sindikata e mbrojtjes dhe sigurisë u dha afat autoriteteve që për një muaj ti zgjidhin siç thonë problemet e krijuara.

Për problemet është e ndaluar të flitet, shprehen sindikalistët dhe potencojnë se qeveria ka sjellje të mira vetëm me të punësuarit në Ministrin e Punëve të Brendshme.

 

Zotëri Ministër. Më duhet të ju emërtoj si zotëri për shkak se vetëm ju  në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes voziteni me transport të organizuar ndërsa të tjerët me harxhime personale. Për cilin standard të bisedojmë kur ushtria nuk ka kushte për punë, ushtarët janë me nga një palë uniformë, në disa objekte nuk ka rrymë, ujë dhe ushqimi është katastrofal. Ministria sikurse dëshironë që të përshpejtoj të kemi grevë. Nuk është problem ne jemi të përgatitur,”tha  Adnan Alitov – Sindikati i Pavarur i ushtarëve profesionist

Sindikalistët bëjnë të ditur se paratë e fundit për udhëtimet janë marrë gjatë muajit mars dhe se angazhimi i tyre rreth krizës me emigrantët nuk është kompenzuar. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia