close
VendiVideo

SHKUP: PAS MARRËVESHJES-NË PRITJE TË 31 GUSHTIT

2016-07-22_134037

Protagonistët vlerësojnë si arritje shpresëdhënëse Marrëveshjen e së mërkurës mbrëma me katër partive politika e cila u arrit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara  dhe Bashkimit Evropian. Analistët ndërkaq janë të matur për shkak se thonë se optimizmin  duhet lënë për në fund të gushtit, atëherë kur katërshja  që prodhoi Marrëveshjen, do të konfirmojnë nëse janë plotësuar ose jo kushtet për ta çuar vendin në zgjedhjet e parakohshme.

 “Kjo marrëveshje, tani, ka domethënie të kushtëzuar dhe ndonjë efekt konkret do të ketë aty kah fundi i gushtit kur të bindemi se janë realizuar të gjitha dispozitat e saj të parashikuara. Gjithçka deri atëherë është krejtësisht e kushtëzuar dhe varet nga vullneti dhe sinqeriteti i partive nëse do ta respektojnë atë për çka kanë vënë firmën. Pozitive është që më në fund i tejkaluan dofarë mosmarrëveshjesh. Kuptohet, nëse kjo është e sinqertë dhe jo vetëm deklarative dhe nëse nuk është hyrje në blerjen e mëtejshme të kohës” – thekson Katerina Bllazhevska.

Në tavolinën e bisedimeve një ndër temat më të shumëpërfolura ka qenë reforma në fushën e medias. Zgjidhjet e ofruara duket se çështjen nuk e heqin nga rendi i ditës. Pati angazhime për vendosjen e standardeve profesionale ndërkombëtare të kësaj fushe, ndërsa duket se zgjidhja e ofruar vë në plan të parë – ato partiake. Katarina Blazhevska thotë se kjo nuk është reformë mediatike, por një hap drejt saj.

 “Kuptohet kjo nuk është ajo që quhet reformë mediatike, është një hap minimal, diçka minimale që mund të bëhet para zgjedhjeve dhe reformat kryesore pastaj duhet të pasojnë.  Sikurse thash, shpresojë se nuk do të injorohen: të kalojë stuhia e pastaj gjithçka të kthehet në të vjetrën” – deklaron Katerina Bllazhevska.

 Pavarësisht pritjeve, një pyetje që shtrohet aktualisht është se – a do t’ia dalë kjo marrëveshje që të vendosë atë që quhet qëndrueshmëri politike në vend, si parakusht për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Edhe  për këtë, mendimet janë të ndara:

“Këtu qëndron problemi kryesor për shkak se edhe opinioni publik priste se reformat thelbësore do të kenë epërsi, se do të bëhen paraprakisht e pastaj të mbahen zgjedhjet. Megjithatë, duke marrë parasysh çfarë ishte beteja e istikameve mes partive, dy herë na u bë e qartë se kjo është e pamundur dhe tani partitë kërkojnë njëfarë minimumi elementar për të cilin do të pajtohen, në mënyrë që të mund të mbahen zgjedhjet” –  shprehet Katerina Bllazhevska.

Dhe, krejtësisht në fund, optimist se zhvillimet politike në Maqedoni, po marrin të mbarën, është deklaruar edhe Komisioneri  për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn. Ai në statusin e tij në TVITTER ka shkruar se marrëveshja e mbrëmshme  është hap me rëndësi drejt  dhënies fund të krizës politike në vend. /H. A. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia