close
Vendi

SHKUP: PAS SHUMË PËRPLASJVE, VOTOHET KODI  ZGJEDHOR NË MAQEDONI

Kuvendi-i-Maqedonise-1-1200×630

Në lidhje me miratimin e ndryshimeve në Kodin zgjedhor, Partia Demokratike Shqiptare, mbrëmë braktisi debatin për kodin zgjedhor, duke porositur partitë e tjera, veçanërisht partnerët e koalicionit, që t’i lajmërojnë kur të ketë marrëveshje mes palëve.

Në Kuvend shpërthyen përplasjet mes VMRO-së dhe BDI-së.
Këta të fundit kërkojnë tërheqjen e ndryshimeve në kodit zgjedhor, pasi siç mësohet nuk pajtohen me zgjidhjen e ofruar për 39 mijë votuesit e diasporës.

Me 92 vota për, 3 kundër dhe 1 i përmbajtur u votuan ndryshimet e Kodit Zgjedhor të Maqedonisë. Por, kundërshtime u vërejtën edhe brenda BDI-së ku të gjithë deputetët votuan kundër, ndërsa vetëm Artan Grubi votoi pro propozim-ndryshimeve. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia