close
Ekonomi

SHKUP: PËR ÇKA DO TË SHFRYTËZOHEN PARATË E EUROBONDIT?

Paratë nga eurobondi pritet që në ditët në vijim të kalojnë nëpër llogaritë bankare, konfirmoi sot ministri i Financave Kiril Minovski.

Sipas tij 450 milionë euro do të shfrytëzohen për nevoja buxhetore për 2016-të dhe 2017-tën dhe për pagesën e borxhit të vjetër. Minovski ishte sot në Bankën Popullore në mbledhjen e rregullt të komitetit të stabilitetit financiar.

Me këtë rast guvernatori Bogov ka paraqitur projeksionin për një skenar të mundshëm të rritjes ekonomike që do të duhej të ishte 3,5 për qind, kundrejt versionit pesimist prej 1.6 për qind siç edhe është aktualisht. Sipas ti, rritja e vërtetë ekonomike do të jetë ndërmjet këtyre dy projeksioneve, për çka ende nuk dihet saktësisht se sa do të jetë dhe kjo do të varet nga istuat politike në vend.

Guvernatori Bogov ka bërë të ditur se sektori bankar është stabil, kurse ministri i Financave  Minovski ka ftuar bankat që të fokusohen në kreditimin e kompanive, për arsye se me rebalancin buxhetor, shteti ka arritur, sipas tij, të siguroj para të mjaftueshme për investime kapitale. /Xh. I. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia