close
Sport

SHKUP: PËRCJELLJE SOLEMNE E SPORTISTËVE PËR NË “RIO 2016”

IMG_8650

Komiteti olimpik i Maqedonisë,  që  drejtohet  nga  Vasil Topurkovski  organzoi  përcjellje solemne  për  gjashtë   sportistët   të  cilët  do ta  përfaqësojnë  Maqedoninë  në  edicionin e 31-të Lojërat  Olimpike  Verore  “Rio 2016”  që  do të mbahen nga  data  6 deri me 21 gusht.

Delegacioni 12 anëtarësh i Maqedonisë për në Brazil do të  udhëtojë me 2 gusht. Kryetari i Komitetit  Olimpik të  Maqedonisë Vasil Topurkovski me këtë  rast të gjithë sportistëve u dëshiroi  suksese dhe  rezultate sipas mndësive që  kanë.

Sportistët  të  cilët  do të  përfaqësojnë Maqedoninë në   këtë  olimpiadë  janë Anastasia Katerina Bogdanovski në not, Nina Ballaban në qitje dhe Katerina Nikolloska në Xhudo, atleti  Riste  Pandev   dhe   sportistja e vetme  shqiptare  Drita  Islami. Udhëheqës i delegacionit olimpik do të jetë drejtori sportiv i komitetit olimpik të Maqedonisë, Vlladimir Bogojevski. /L. K. /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia