close
Ekonomi

SHKUP: PËRMIRËSOHET TREGTIA ME PAKICË

2016-08-10_170205

Situata ekonomike e subjekteve afariste në tregtinë me pakicë, sipas udhëheqësve të tyre, në tremujorin e dytë të vitit 2016 është më i volitshëm në krahasim me tremujorin paraprak dhe në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2015, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas të dhënave të publikuara pritet se gjendja ekonomike do të jetë më e volitshme në dy tremujoret e ardhshme.

Çmimet e shitjes në tremujorin e dytë të vitit 2016 janë rritur në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2016, ndërsa pritjet për çmimet e shitjes në 3 muajt e ardhshëm janë se do të rriten.

Ndikim më të madh në kufizimin e gjendjes ekonomike të subjekteve afariste gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016 kanë pasur konsumi i dobët i blerësve me 23,1 për qind, konkurrencë e rritur me 22,3 për qind dhe ofertë të rritur të tregut me 20,1 për qind. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia