close
Ekonomi

SHKUP: PRODHIMET BUJQËSORE, MË SHUMË SHITEN SE BLIHEN

tregu-perimet1407318273-780×439

 

Në tremujorin e dytë të vitit 2016 blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore është rritur për 17,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë.

Të dhënat tregojnë se është vërejtur ulje prej 3,5 për qind te blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individualë, përderisa te shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimi personal është vërejtur rritje për 47,4 për qind.

Distribuimi mujor i vlerës së blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore tregon rritje në të gjitha tre muajt e tremujorit. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia