close
Vendi

SHKUP: PROTESTAT – REAGIME

Protesta-të-dhunshme-dhe-reagime-të-ndryshme-në-Shkup

Ministria për Punë të Brendshme sot ka akuzuar se pjesëmarrësit në protestat e “Revolucionit të Larmë” janë fajtorë për dhunën e shkaktuar, gjatë protestave të mbrëmshme. Kanë reaguar edhe nga Ministria e Financave, por edhe nga lëvizja “Protestoj”.

Sipas MPB-së, një grup prej 50 deri 60 qytetarë nën organizim të lëvizjes ‘Protestoj” kishin filluar një protestë të paparalajmëruar para Ministrisë së Financave.” Prej se ishin bllokuar protestuesit në Rugën “Maqedonia”, të njëjtit të ndarë në dy grupe disa herë tentuan të shpërthejnë kordonin policor duke shkaktuar dhunë ndaj nëpunësve policor” – thonë nga MPB-ja. Lidhur me protestat ka reaguar edhe Ministria e Financave, prej se në ndërtesën e kësaj ministrie ishin hedhur balonë me ngjyrë.

”Ministria e Financave e respekton të drejtën elementare të qytetarëve për protestë të qetë, por dënon sjelljen vandale të individëve që dëmtojnë pronën shtetërore, të ndërtuar me paratë e qytetarëve” – thonë nga kjo Ministri.

Nga ana tjetër qytetarët kanë akuzuar policinë për brutalitet që siç thonë, nuk është vërejtur që nga Prilli i këtij viti. Sipas pjesëmarrësve, nga njësitë e shpërndarjes së shpejtë janë goditur edhe femrat. Nga MPB-ja nuk kumtojnë se a ka policë të lënduar, por nuk ka numra edhe për protestues të lënduar, por demantojnë se janë përdorur mjete tjera të shpërndarjen e protestueve. Ministri Çavkov ka theksuar se po sigurohen objekte të vitale, kurse mes tyre nuk është selia e VMRO DPMNE-së. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia