close
Top LajmeVendi

SHKUP: PROTESTË PARA GJYKATËS THEMELORE

gruevski-780×439

‘Drejtësi për Gruevskin’


Simpatizantë të ish-liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, për nesër kanë organizuar protestë para Gjykatës Penale me moton ‘Protestë për drejtësi’ për të kërkuar mosburgosjen e Gruevskit.

Një grup qytetarësh, mbështetës të ish-kryeministrit dhe ish-liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit kanë organizuar një protestë përmes rrjeteve sociale me moton “protestë për drejtësi.” Protesta, siç është paralajmëruar në Facebook do të mbahet nesër, në orën 19:00 përpara Gjykatës Themelore ‘Shkupi 1’, Shkup.

Në profilin e Facebookut nga është apeluar për protestë thuhet se “e gjithë Maqedonia është dëshmitare për padrejtësinë e bërë ndaj Nikolla Gruevskit”.

“Kur padrejtësia është në fuqi, rebelimi është e vetmja rrugë drejt drejtësisë”, thuhet në njoftimin e protestës.

Përndryshe, Gruevski me vendim të plotëfuqishëm është dënuar me dy vite burg në rastin e Prokurorisë Speciale “Tanku” për furnizimin e veturës luksoze ‘Mercedes’ me vlerë prej 580 mijë eurosh. Gruevski duhet të paraqitet më 8 nëntor për të vuajtur dënimin me burg.

Ndërkaq, nesër poashtu duhet të vendoset nëse do t’i merret ose jo mandati prej deputeti ish-kryeministrit Gruevski. Sipas Rregullores, nëse nuk sigurohet shumica parlamentare prej 80 votash, Gruevskit, mandati do të mund t’i merret pas mungesës gjashtë mujore në Kuvendin e Maqedonisë. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia