close
Top LajmeVendi

SHKUP: PSP ME HETIME TË REJA:  “TALIR”, “TRAEKTORIJA” DHE “TREVNIK”

katica-janeva-psp

Janeva kërkoi që t’i vazhdohet mandatit PSP-së


 

Prokuroria Speciale Publike sot ka publikuar tre hetime të reja nën emrin Talir, Traektorja dhe Trevnik. Prokurorja speciale Katica Janeva sot në konferencë për shtyp kumtoi se bëhet fjalë për hetime financiare dhe se dy janë për parregullsitë në procedurën për ndërtim. Janeva kërkoi gjithashtu që t’i vazhdohet puna PSP-së pasi deri më tani 55 për qind nga bisedimet e përgjuara që i posedojnë nuk shqyrtohen dhe se punojnë në raste të cilët hetime janë të hapura në bazë të 45 për qind të të dhënave të përpunuara.

Gjatë hetimeve për rastin “Trevnik” ka dyshime për tre persona për ndërtimin e tre shtëpive për pushim në Lagjen e Zelenikovës të cilët janë ndërtuar pa leje ndërtimi gjë që sipas prokurores Fatime Fetai ka dëshmi, imazhe satelitore dhe dokumentacione. Në hetimin e dytë “Tratektorija”  janë të dyshuar katër persona funksionar të lartë të Qeverisë të cilët gjatë vitit 2012/2013 kanë marrë shumë vendime për ndërtimin e autostradës Miladinovci-Shtip dhe Tetovë – Ohër gjë që i ka shkaktuar dëm buxhetit prej 155 milion euro. Rasti i tretë “Talir”  ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partisë politike të VMRO-DPMNE-së ku të dyshuar janë 14 persona.

“Në këtë hetim ekziston dyshimi se i dyshuari i parë, kryetar i partisë politike edhe pse i ka patur të njohur kufizimet ligjore në periudhën prej 2009 deri në 2015 ka lejuar që në emrin e partisë në kundërshtim me dispozitat Ligjore nga Ligji për financimin e partive politike të përfitojë në mënyrë personale dhe njëherit të forcoj pushtetin politik në parti dhe në shtet me qëllim që të vendos kontroll të plotë mbi partin politike.”- tha Fatime Fetai – Prokurore e PSP-së.

Fetai potencoi se sipas dëshmive kjo nuk ka qenë mënyra e vetme e paligjshme e financimit të një partie politike, por siç potencoi një gjë e tillë ka ndodhur edhe me nënshkrimin e një marrëveshje me investitor “Beton” nga Shkupi.

“Ekziston dyshim se në mënyrë disporpocionale të drejtat dhe detyrimet gjegjësisht paraqesin donacion të Shoqatës Aksionare “Beton” në drejtim të VMRO-DPMNE-së duke patur parasysh faktin se Beton në atë kohë ka kryer shërbime përmes kontratave publike nuk ka mundur të jetë edhe donator. I dyshuari i parë ato para është dashur t’i refuzoj ose t’i paguaj në buxhet me qëllim që të shfrytëzohen për qëllime humanitare. Por dëshmitë flasin se i dyshuari i parë nuk e ka bërë një gjë të tillë. ” –deklaron Fatime Fetai – Prokurore e PSP-së.

Gjatë press-konferencës së sotshme, Prokurorja, Katica Janeva kërkoi nga shumica parlamentare që të pezullohet neni 22 nga Ligji për Prokurori Speciale Publike me qëllim që të vazhdohet puna e kësaj prokurorie.

“Vlerësoj se në periudhën nga momenti i zgjedhjes sime si Prokurore Speciale Publike me punën e bërë të deritanishme deri më tani e kam arsyetuar besimin që mu dha nga qytetarët gjë që për mua ka rëndësi të madhe. Në këtë drejtim unë dhe kolegët e mi do të vazhdoj edhe në të ardhmen që në mënyrë profesionale ta kryejnë punën tonë. Kjo prokurori Publike në kuadër të ekzistimit të saj u etablua si organ shtetëror profesional që arriti të ndërtoj integritet  si institucion i pavarur dhe dëshmi për këtë besimi në vazhdimësi i qytetarëve”- shprehet Katica Janeva – Prokurore e PSP-së

Prokuroria Speciale Publike deri më tani ka hapur hetime për rastet “Tortura”, Titanik, Transporter, TNT, Fortesa, “Trezor”, Toplik, Tender, Target, Trust, Tifani, Tenk, Tabla dhe Total. /V. D. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia