close
Vendi

SHKUP: REFUZOHEN MASAT PËR KUJDES NË RASTIN “FORTESA”

2016-08-01_151013

Gjykata penale e Shkupit i refuzoi propozimet e Prokurorisë Speciale Publike për caktim të masave për kujdes për tre persona të përfshirë me lëndën “Fortesa”.

“Gjykatësi i procedurës paraprake pranë gjykatës themelore Shkupi 1 ­duke vepruar sipas propozimit të prokurorisë për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve (PSP) për caktim të masave për kujdes kundër t.j., n.b. dhe v.s. të përfshirë me lëndën e PSP­së e njohur si ‘FORTESA’. Pas dëgjimit të personave lidhur me propozimin e Prokurorisë Speciale, Gjykata mori vendimin me të cilën refuzoi propozimin e prokurorisë për të tre personat. Ndaj këtyre vendimeve lejohet e drejta e ankimimit në Këshillin penal të kësaj Gjykate brenda 24 orëve”, njoftojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia