close
VendiVideo

SHKUP: REKLAMIMI QEVERITAR- PA KONCENZUS

2016-07-20_181537

Në Komisionin Parlamentar për Transport, Lidhje dhe Ekonomi është mbajtur debat publik lidhur me propozim-ligjin  për fushata  informimi dhe reklamuese të institucioneve të pushtetit. Propozim-ligji rregullon mënyrën dhe kushtet, por edhe procedurën dhe ndarjen e buxhetit në shumën mbi 100 mijë euro. Para kësaj, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë ka mbajtur një varg takimesh me përfaqësues të radiotelevizioneve lokale, rajonale e kombëtare, si dhe të shoqatave të gazetarëve me qëllim të arritjes së konsensusit sa më të gjerë.

Sipas ministres për Shoqëri informatike dhe administratë Marta Arsovska-Tomovska, sistemimi i paraparë i mjeteve publike me ligjin është transparent dhe jodiskriminues dhe do të sigurojë shkallë më të lartë të parashikueshmërisë së financave në media.

“E gjithë kjo do të kontribuojë për kushte më të mira të punës së gazetarëve dhe punonjësve të tjerë medial dhe është bazë e mirë për edukim profesional dhe zhvillimin e kushteve në treg”- thekson Marta Arsovska-Ministre e Informatikës dhe Administratës.

Kryetari i SHGM-së Naser Selmani ka kritikuar ligjin e propozuar. Sipas tij me këtë  ligj do ta legalizohet  korrupcionini i cili vetë më ekziston në media. Selmani tha se ky ligj do t’i legalizojë marrëdhëniet korruptive mes pronarëve të mediumeve dhe qeverisë.

Përkundër kreut të SHGM-së, Kryetari i asociiacionit maqedonas të mediave Ivan Mircevski dha vlerësime përgjithësisht pozitive për propozim-ligjin.

“Vlerësoj se një ligj i cili rregullon çfarëdo lloj sfere në media është i mirëseardhur.  Propozimi ynë është që të paktën 85 për qind, në vend të parapara me ligj, 75 për qind nga vlera e fushatave të institucioneve publike  t’u ndahen televizioneve dhe radiove”-  shprehet Kryetari i asociiacionit maqedonas të mediave Ivan Mircevski.

Ndërkaq deputeti nga radhët e PDSH-së Gazmend Aliji, pjesëmarrës në këtë debat  tha se partia që ai përfaqëson është kundër reklamimit të qeverisë. /H. A. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia