close
Vendi

SHKUP: REKOMANDOHEN UDHËTIME NË MËNGJES DHE NË MBRËMJE

automobile

Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë në vend, Lidhja Automoto e Maqedonisë doli me një rekomandim drejtuar ngasësve të veturave që këto ditë planifikojnë të udhëtojnë, që këtë ta bëjnë në orët e hershme të mëngjesit ose të mbrëmjes, me pushime më të shpeshta dhe konsumim të më shumë pijeve joalkoolike.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata. Rekomandohet që ngasja të jetë e kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit.

Nga LAMM informojnë se intensiteti i komunikacioni në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. /TvArt/

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia