close
Vendi

SHKUP: SHËNOHET 10-VJETORI I VDEKJES SË ISH-PRESIDENTIT GLIGOROV

Foto (1) (2)

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit Kiro Gligorov ka vendosur kurora me lule në varrin e tij në Alenë e të mëdhënjve në Varrezat e qytetit në Butel të Shkupit.

Sic thuhet në një komunikatë nga Presidenca, Gligorovi do të mbahet mend si një pjesëmarrës aktiv në proceset më të rëndësishme për pavarësinë e vendit.

Edhe një delegacion nga Qeveria që udhëhiqej nga Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Sekretarja Shtetërore ne Sekretariatin për Cështje Evropiane, Kalinka Gaber, kanë vendosur kurora me lule në vendprehjen e ish-presidentit Gligorov.

Sot mbushen 10 vite nga vdekja e Presidentit të parë të Maqedonisë, Kiro Gligorov, I cili më 8 Shtator të vitit 1991, pas referendumit të suksesshëm, shpalli pavarësinë e vendit./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia