close
Top LajmeVendi

SHKUP: SHËNOHET DITA BOTËRORE E BLETËS

Screenshot_5

Zero tolerancë për përdorimin e pesticidëve


Ndryshimet klimatike por edhe mungesa e kontrollit gjatë përdorimit të kimikaleve të dëmshme për mbrojtje të bimëve janë faktorët kryesorë për vdekshmërinë e bletëve në shekullin 21. Vendet nga rajoni i Evropës me rregullativa të reja ligjore e mbrojnë mbijetesën e bletëve. Nga Lidhja e Bletarëve të Maqedonisë apelojnë për vetëdije më të lartë dhe kujdes, por edhe edukim të vazhdueshëm, sepse ushqimi organik kushton jetë, kurse Maqedonia me dekada lufton për zgjidhjen e këtyre dhe problemeve të tjera të ngjajshme.

Bletët janë aq vitale për mbijetesë në planetin tokë, saqë kanë edhe ditën e tyre, 20 maji është dita botërore e bletëve dhe është e dedikuar për ngritjen e vetëdijes, por edhe nevojës për edukim të vazhdueshëm për rëndësinë e bletëve në jetën e njeriut dhe për natyrën. Mende Trajkovski – Kryetar i Lidhjes së shoqatave të bletarëve në Maqedoni apelon që të ndjekim shembullin e vendeve evropiane në pjesën që ka të bejë me zbatimin e helmimit masovik të bletëve.

“Ne sot me këtë manifestim apelojmë fuqishëm që të miratohet ligji për zero përqindje të përdorimit të pesticideve, para disa muajsh ligje të tilla u miratuan në Francë, në Gjermani dhe në vende tjera. Helmimi i bletëve është mjaft i pranishëm, përdoren preparate të ndryshme të dëmshme.”shprehet Mende Trajkovski – Shoqata e Bletarëve.

Moti i thatë, ndryshimet e temperaturave, shirat e çuditshëm janë problem serioz, thekson Trajkovski, që bleta të mund të punojë edhe temperatura gjatë natës duhet të jetë deri më 15 gradë, ajo që duhet ta bëjmë si shtet është që të mendojmë për alternativa dhe mbjellje të reja të bimëve të cilat do të lulëzojnë në përputhje me nevojat e bletëve.

“Ne bletarët duhet të mendojmë së bashku me institucionet dhe ministrinë, të mbillen bimë, apelojmë për pyllëzimin me bagrema, shteti duhet të ketë strategji, bagremi është e mirë e përgjithshme, vendet në rajon tanimë e bëjnë këtë”- deklaroi Mende Trajkovski.

Në manifestimin e sotëm foli edhe ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave Lupço Nikolovski i cili i theksoi angazhimet e ministries, por edhe bashkëpunimin që Maqedonia ka me Slloveninë në këtë fushë.

“Kemi marrëveshje për mbështetje teknike nga qeveria e Republikës së Sllovenisë për zhvillimin e modelit për numërimin e familjeve të bletëve, që është e rëndësishme për politikat e ardhshme në zhvillimin e bletarisë, subvencioneve dhe masave tjera” -tha Lupço Nikolovski – Ministër i Bujqësisë.

Që të ngrihet vetëdija për rëndësinë e eksperimenteve, për kërcenimet me të cilat përballen dhe për kontributin e tyre drejt zhvillimit të qëndrueshëm, vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara e caktuan 20 Majin si Ditën Botërore të Bletës, shënimi i saj filloi në vitin 2017, kurse Maqedonia këtë vit për herë të parë u kyç në shënimin e Ditës botërore të bletëve.  /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia