close
Vendi

SHKUP: SHËNOHET PËRVJETORI I PAVARËSISË SË SHBA-ve

amb amerikane shkup

Me rastin e 240-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, e cila u festua në mënyra të ndryshme  në mbarë botën nga qytetarë amerikan, nuk munguan  ngjarje të tilla as në vendin tone dhe rajon. Me këtë rast  Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve me seli ne Shkup  mbajti akademinë solemne për shënimin e kësaj dite.

Kryetari i kësaj Akademie Abdulla Mehmedi i shprehu  mirënjohje shtetit dhe kombit amerikan, për kontributin e dhënë  në interes të realizimit të aspiratave liridashëse të kombit tonë, ruajtjen dhe forcimin e vlerave të demokracisë, lirisë, paqes, stabilitetit.

Sipas historianit Nebi Dervishi  të drejtë feste në këtë ditë kanë edhe shqiptarët kudo që janë, pasi janë SHBA ata që ndërhyne  në Kosovë për të ndaluar zhdukjen e shqiptarëve nga uishtria serbe.

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës. /Xh. I. /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia