close
Sport

SHKUP: SHKËNDIJA E GATSHME PËR TË BËRË ËNDRRËN REALITET

IMG_8519

Pasi eliminoi skuadrën polake, Krakovian dhe Nefchin nga Azerbajxhani, skuadra e Shkëndijës pret rezultat pozitiv edhe nfga dueli i nesërm përballë çekëve të Mllada Bolleslavit. Në konferencën për shtyp të mbajtur në Shkup, trajneri Bruno Akrapoviq theksoi se koncentrimi në fushën e lojës do të jetë pika kyçe që do ta bëj diferencën.

“Ndeshja me Mllada Bolesllav do të jetë shumë e vështirë. E kemi analizuar kundërshtarin, do ta kemi vështirë për faktin se ata janë kualifikuar direkt në raundin e tretë. Ky është kundërshtari më i vështirë për në. Duhet të futemi në ndeshje të koncentruar, kjo do të jetë kyçe për ne. Gjithçka që futbollistët kanë treguar gjatë stërvitjeve, duhet ta bëjnë të njëjtën edhe në ndeshje. Mendoj se mund ta fitojmë edhe këtë ndeshje”, ka thënë trajneri Bruno Akrapoviq.

Ndërkaq kapiteni i kuqezinjëve, Ferhan Hasani deklaroi se e kanë analizuar në brendi skuadrën e Mllada Boleslavit dhe do ti shfrytëzojnë mangësitë e skuadrës çeke për të arritur fitore:

Jemi të kënaqur që takohemi përsëri në këtë konferencë për shtyp. Edhe më tej jemi pjesë e garave evropiane por mendoj se kemi mundësi të mbesim edhe më gjatë. Ndeshja ndaj Mllada Bolesllav do të jetë mjaft e vështirë, luajmë kundër një ekipe të fortë, por mendoj se mundemi ti kalojmë. I kemi analizuar mjaft dhe kemi mësuar shumë për ta. Shpresoj në rezultat të mirë, por që të arrijmë deri aty duhet ti zbatojmë urdhrat e shefit të stafit teknik. I ftoj të gjithë tifozët që të vijnë në numër sa më të madh, mbështetja e tyre ka shumë peshë për ne, por duke u bërë apel që të anojnë në mënyrë korrekte”, ka thënë kapiteni Hasani.

Takimi i rrethit të tretë të ndeshjeve kualifikuese për Ligën Evropa ndërmjet Shkëndijës dhe Mllada Boleslavit zhvillohet nesër me fillim në 20:00 në stadiumin e Shkupit.  Drejtësinë do ta ndajnë katërshja e arbitrave që vijnë nga Kazakistani, me në krye Artjom Kuqin.

Në qoftë se kuqezinjtë kalojnë këtë fazë do të ndeshen me ndonjë skuadër shumë të fortë siç është West Hami apo Evertoni që do të ishte qershia mbi tortë për futbollin e Maqedonisë. /Sh. S. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia