close
Sport

SHKUP: SHKËNDIJA TRIUMFOI NDAJ MLADA BOLSELAVI

Ibrahimi_Goli_Shkendija-658×386

Skuadra e Shkëndijës me golat e Zhuniorit dhe Ferhan Hasanit shënoi fitore 2 me 0 në takimin e parë përballë Mlada Boleslavit, në kuadër të sfidave kualifikuese për Ligën Evropa. Ndeshja e dytë në Çeki do të luhet pas një jave me datën 4 gusht.

Vendimtare ishte minuta e 51 kur M. Boleslav mbeti me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit mysafir Hulka. Ky ndëshkim është rezultat i ndërhyerjes së ashpër ndaj futbollistit të Shkëndijes, Hasani.

Atmosfera në stadium ishte mahnitëse. RReth 15 mijë tifozë të pranishëm u dhanë zemër futbollistëve të Shkëndijes. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia