close
Vendi

SHKUP: SHPALLEN REZULTATET E MATURËS

sot-rezultatet-e-testit-shtet-euml-ror-t-euml-matur-euml-s_hd-1200×630

 

Në Ministrinë e Arsimit janë publikuar sot rezultatet e maturës. Sipas kreut të këtij dikasteri, Pishtar Lutfiu,  sivjet maturës shtetërore iu nënshtruan gjithsej 16.859 nxënës: Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore për Provime, nota mesatare për arritjet e maturantëve për këtë vit është  3.42 dhe paraqet notë më të  lartë në krahasim me vitin e kaluar shkollor kur suksesi mesatar ishte 3.37.

Po sipas kësaj qendreje,  kjo gjeneratë e maturantëve,  rezultatet më të mira i ka arritur në  testimin nga gjuhë të huaja ku nota  mesatare është 3.99. Ndërkaq, sa i përket dijes nga gjuha amëtare, maqedonishtja, shqipja dhe turqishtja dhe letërsia suksesi është pak më i ulët dhe kap mesataren  prej 3.66.

Ministri i Arsimit, në takimin e sotëm me gazetarë ka bërë të ditur se të pakënaqurit me rezultatet e publikuara kanë afat prej dy ditësh që të paraqesin ankesat nëpër komisionet shkollore. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia