close
Ekonomi

SHKUP: SHTOHEN LEJET E NDËRTIMIT

apartamente-periferi1-905×395

 

Në qershor janë dhënë 274 leje për ndërtim e cila është për 47.3 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas lejeve të dhëna, vlera e paraparë e objekteve është 4.405.372 mijë denarë, që është për 52.9 për qind më shumë se muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Numri më i madh i lejeve të dhëna ose 174 janë dedikuar për ndërtesa, 30 për objekte me ndërtim të ulët dhe 70 për objekte për rindërtim. Në 169 objekte si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa në 105 objekte investitorë janë kompanitë. Në këtë periudhë është planifikuar ndërtimi i 857 apartamenteve me një sipërfaqe të përgjithshme prej 63,032 m2. /Agjencitë/

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia