close
Ekonomi

SHKUP: SHTYHET EMETIMI I EUROBONDIT, NË VLERË 650 MILIONË EURO

Euro_500-640×364

Është shtyer procesi i emetimit të Eurobondit, në vlerë 650 milionë euro, në afat të pacaktuar, por me kërkesë të opozitës maqedonase, lajmëroi mbrëmë Rojtersi. Në kërkesë ishte theksuar se vendi nuk ka mekanizma përkatëse për dhënien e eurobondeve dhe në rast se jepen,siç pretendon opozita, është e mundur thyerrja e disa ligjeve dhe rregullave në Maqedoni. 

Por, zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski tha se emetimi sërish do të ndodhë, sepse reputacioni i vendit është në pyetje.

Ditëve të fundit, ka patur reagime të shumta nga opozita dhe lëvizjet qytetare kundër emetimit të eurobondit në vlerë prej 650 milionë euro, duke fajësuar Qeverinë se po kryen krim financiar e ekonomik mbi qytetarët.

Megjithatë, Ministri i Financave, Kiril Minovski, ditë më parë një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA ka deklaruar se eurobondi mund të shikohet edhe si garancion bankar i cili do të reflektonte siguri nëqoftëse zvarritet edhe më tutje kriza politike.

Në anën tjetër, kryeminsitri Emil Dimitriev ka deklaruar sot se ngarkimi me eurobondin e ri nuk është asgjë që i ka ndodhur për herë të parë. Ai këtë e konsdieron si mekanizëm normal në situatë të caktuar kur shtetit i nevojiten mjete financiare për likuiditetin e vet. /TvArt&Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia