close
Top LajmeVendi

SHKUP: SINDIKATA E POLICISË NË PROTESTË

Screenshot_1

Kërkesat: paga më të larta dhe marrëveshje kolektive


Sindikata e Pavarur e Policisë sot ka dalë në protestë duke bllokuar disa rrugë në qytetin e Shkupit. Me 100 makina janë bllokuar disa pika kyçe të Shkupit, ndërsa kërkesa kryesore është rritja e rrogës. Pjesë e protestës janë të punësuarit në polici, policin e pyjeve, policia e burgut, gjyqësorit të cilët janë pjesë e Sindikatës së Pavarur. Një nga kërkesat kryesore të Sindikatës është miratimi i Marrëveshjeve kolektive dhe rritje të rrogave për 25 për qind për çdo të punësuar në MPB.

Nën moton “Kthimi I dinjitetit në polici”, në organizim të Sindikatës së Pavarur të Policisë, protesta zgjati me orë. Ishin bllokuar udhëkryqet kryesore të Shkupit, kurse policët shkonin nga një institucion në tjetrën duke kërkuar rroga më të larta për 25%, por edhe marrëveshje kolektive, me të cilën duhet të rregullohen të drejtat e tyre punëtore.

“Të ardhurat tona janë minimale, rroga është 16.800 denarë dhe është shumë larg rrogës mesatare në vend. Me këtë marrëveshje kolektive që jemi duke e pritur 21 vite do të përmirësohen kushtet e punës.”- thonë nga Sindikata e Policisë.

Kërkesat e tyre drejtpërsëdrejti i kanë dorëzuar edhe Ministritë përkatëse e më pas edhe në takime me përfaqësues të qeverisë, MPB-së, Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Bujqësisë. /Klan Macedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia