close
Vendi

SHKUP: SONTE ARRINË GRUPI I PARË I REFUGJATËVE AFGANË

mde

Në Aeroportin e Shkupit, sonte pritet të arrijë grupi i parë i refugjatëve afganë. Njoftimi është bërë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për rreth 150 afgnë për të cilët është siguruar akomodimi nëper hotele në periferi të Shkupit.

Qeveria e RMV-së, paraprakisht kishte njoftuar se në vend pritet të mbërrijnë gjithsejt 780 regugjatë afganë.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, sonte në një pronocim për Kanal 5, nuk konfirmoi se sa do të jetë numri përfundimtar i refugjatëve që do të arrijnë në vend, sic tha, për shkak të problemeve rreth evakuimit nga Aeroporti i Kabulit.

Ai ka siguruar qytetarët se ardhja e tyre nuk do të cënojë sigurinë e vendit.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia