close
Ekonomi

SHKUP: STABILIZOHET TREGU DEVIZOR

narodna-banka-480×270

Lëvizjet në tregun devizor të Maqedonisë, në qershor, dukshëm janë stabilizuar dhe kanë arritur dinamikë normale. Kjo është konstatuar në mbledhjen e rregullt të Komitetit të politikës operative monetare të Bankës Popullore të Maqedonisë.

Të dhënat e fundit për rezervat devizore, deri në muajin qershor, shënojnë rënie. Faktor kryesor i zvogëlimit të këtyre rezervave është intervenimi i Bankës Popullore në tregun devizor, si reagim ndaj rritjes së kërkesës për deviza, në kushtet e ambientit jostabil politik.

Prej 19 prillit deri më 23 maj, Banka Popullore e Maqedonisë, ka intervenuar me shitjen e 129 milionë euro, me çka e ka zvogëluar hendekun në mes kërkesës dhe ofetës për deviza dhe arriti ta stabilizoj kursin devizor. /TvArt/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia