close
Top LajmeVendi

SHKUP: TAKIM PËR DREJTËSI NË MES BE-SË DHE BALLKANIT PERËNDIMOR

Screenshot_7

Deskoska: Gjykatësit vetë duhet ta kthejnë kredibilitetin e humbur


Vetëm gjykatësit dhe Këshilli gjyqësor janë ata që munden me punën e tyre ta kthejnë besimin e humbur në sistemin gjyqësor në vend – deklaroi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, para fillimt të Samitit dyditësh të ministrave në temë “drejtësia dhe punët e brendshme” në mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Shkup. Në takimin me komisioneren e BE-së për Drejtësi, Vera Jurova, është diskutuar edhe për veting tek gjykatësit, por për momentin nuk merren vendime për procedurë të tillë.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska është e bindur se mosmarrja e datës për fillim të negociatave aderuese në tetor, kur pritshmëritë ishin të mëdha, nuk ka lidhje me mungesën e reformave në sistemin gjyqësor, përkatësisht gjithçka që është kërkuar në raport me rregulloren për gjykim të drejtë, Maqedonia e ka plotësuar. Për kthimin e besimit të humbur në sistemin gjyqësor, sipas saj, janë përgjegjës vetëm gjykatësit dhe Këshilli gjyqësor.

“Atyre u takon pesha dhe përgjegjësia të bëjnë zbatimin e duhur të kornizës ligjore me qëllim që të kemi kthim të besimit në sistemin gjyqësor. Askush në vendin tonë nuk ka dilemë se kur bëhen anketa, besimi në sistemin gjyqësor është në nivelin më të ulët. Është detyra e vetë gjykatësve dhe e sistemit gjyqësor ta kthejë këtë besim.” –vlerëson Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë

Me komisioneren e BE-së për Drejtësi, Vera Jurova, është diskutuar edhe për veting eventual në drejtësi, procedurë për të cilën autoritetet në vend flasin që një kohë të gjatë, por për momentin pa vendime. Në këtë verifikim, sipas shembullit të vendeve tjera, gjykatësit do të kontrollohen jo vetëm rreth gjendjes së pronësisë, por edhe ndikimit nga grupet politike, të biznesit, të avokatëve, gjatë marrjes së vendimeve.

“Në qoftë se fillon procesi serioz i vetingut, shpesh edhe vetë gjykatësit nuk i nënshtrohen – ata që kanë njolla në dosjen e tyre profesionale tërhiqen para se ta kalojnë procesin e vetingut.” tha Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë, RMV.

Sipas Deskokës për momentin nuk duket se do të ketë kompromis me opozitën rreth ligjit të bllokuar për Prokurori Publike, i menduar si zgjidhje për të ardhmen, të tashmen të shkuarën e Prokurorisë Speciale Publike. “Është i kotë miratimi i ligjit me cilësi më të dobët nga ai aktual, duke pasur parasysh që tashmë siguroi bartjen e lëndëve në Prokurorinë Publike, theksoi Deskoska. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia