close
VendiVideo

SHKUP: TESTIMI EKSTERN NGA KLASA E GJASHTË – I PAPRANUESHËM

2016-07-09_141224
Gjatë ditës së djeshme në Kuvend me iniciativë të deputetëve të  VMRO-DPMNE-së u miratuan  ndryshimet e Ligjit  për shkollat fillore dhe të mesme, i cili parasheh që testimi ekstern të  aplikohet nga klasa e gjashtë në shkollat fillore, ndërsa notat e këtij testimi nuk do të shkruhen në dëftesa. 
Pas miratimit të këtyre ndryshimeve, kanë qenë të menjëhershme edhe reagimet e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, plenumit të shkollave të mesme dhe nga partia opozitare maqedonase LSDM-ja,  të cilët e kanë vlerësuar këtë ligj si joserioz dhe ofertë ditore partiake.
Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta për televizionin “Art” deklaroi se ky ligj ka vetëm një anë pozitivë edhe atë heqjen e klasës së katërt dhe të pestë nga testimi ekstern për shkak se nxënësit janë shumë të vegjël. Ndërkaq një ndarje e madhe ndodhë në vlerësimin e mësimdhënësve për shkak se nuk do të testohen mësimdhënësit deri në klasën e pestë, por nga klasa e gjashtë deri tek ata të shkollës së mesme.  Dardhishta u shpreh se ligji duhet të pësoj ndryshime rrënjësore, duke iu nënshtruar një debati publik, ku do të përfshihehish të gjithë mësimdhënësit.
Deputeti i LSDM-së, Vasko Kovacevski në një konferencë shtypi bëri të ditur  se testimi ekstern duhet të tërhiqet  dhe se ndryshimet ligjore janë vetëm mbulim sa për sy e faqe të problemit.
“Me vendimet e reja ligjore VMRO­DPM-NE nuk dëshiron dhe nuk mundet t’i rregullojë dëmet të cilat i shkaktoi. Vetëm mundohen t’i zbusin pasojat e rejtingut të tyre. Vendimet me të cilat ndërrohet termini i zbatimit të vlerësimit ekstern dhe vendimi i çuditshëm që notat e testimit ekstern të mos hyjnë në suksesin e përgjithshëm, janë vetëm mbulim sa për sy e faqe të problemit”, theksoi deputeti i LSDM­-së Vasko Kovaçevski.
Reagime ka patur edhe nga Plenumi i shkollave të mesme të cilët janë shprehur se nuk pranojnë pazarllëqe dhe se testimi ekstern duhet të tërhiqet tërësisht. Sipas tyre kjo ofertë partiake kërkon të fshehë dështimin në arsim dhe mund të vlerësohet si hap i keq dhe i gabuar ndaj nxënësve dhe arsimit. /TvArt/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia