close
Top LajmeVendi

SHKUP: TRAJNIMET MJEKËSORE MUND TË SHFUQIZOHEN

kuvend

VMRO-ja: Kjo Qeveri e shkatërroi shëndetësinë


 

Ligji për rrogën minimale, taksa radiofuzive,  të falimentuarit dhe propozim-vendimi për vërtetimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit u gjendën në vazhdimin e 12 të seancës parlamentare. Deputet që në pikën e parë të debatit lëshuan akuza në lidhje me ndryshimet në ligjin për studimet mjekësore.

Dy herë gjatë seancës deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan që të shkohet në pauzë për shkak të replikës që pati deputetja e LSDM-së Frosina Remenski ndaj Sasho Vasilevskit pasi ky i fundit foli për ndryshimet në Ligjin për Studimet Mjekësore dhe përsosmërinë e vazhdueshme profesionale të mjekëve.  Në lidhje me heqjen e trajnimeve jashtë shtetit deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska theksoi se arsyeja qëndron se ky projekt nuk u tregua produktiv përkundër faktit që janë harxhuar nga viti 2014 deri në vitin 2015, 105 milionë denarë nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë

“105 milionë denarë paraqet buxhet vjetor sa ka Ministria e Shëndetësisë. Realisht shëndetësia në Maqedoni nuk fitoi asgjë nga kjo, pse? Për shkak se doktorët ishin në trajnim jashtë vendit nuk mundeshin të jenë pjesë në ndonjë operacion kirurgjik duke mos patur licensë në shtetet që kishin shkuar të realizojnë trajnimet” –tha Jagoda Shahpaska – LSDM

Pasi përfundoi fjalimin e saj Shahpaska u paraqitën për replikë 20 deputet me çka kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i porositi deputet se nuk i përmbahen marrëveshjes se sot duhet të kalojnë ligjet që janë në interes të qytetarëve. Në foltore u paraqit deputet i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski  se shihet qartë për 100 ditë se si është kujdesur kjo Qeveri për Shëndetësinë.

“Në 100 ditët e kaluara të nderuar studentë të mjekësisë keni mundur të shihni se si nuk duhet të silleni kur do të jeni përgjegjës si mjek dhe specialist. Si nuk duhet të trajtohen pacientët dhe se nuk duhet të kesh qëndrim arrogant ndaj publikut siç kishte Ministria e Shëndetësisë në shëndetësi në këto ditë të kaluara” –deklaroi Antonio Milloshoski – VMRO-DPMNE.

Deputet duhet bëjnë ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim midis Qeverisë së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian dhe propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit. /V. D. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia