close
Vendi

SHKUP: TRI AKUZA PËR GAZETARIN Z. BOZHINOVSKI

rusia_18

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit ka paditur gazetarin e shumëpërfolur Zoran Bozhinovski për vepra penale ‘të bashkimit kriminal, spiunazhit dhe shantazhimit’.

I akuzuari është ngarkuar me këto vepra që para tre vjetësh, por të njejtat iu aktivizuan pas ekstradimit nga Serbia në muajin prill të këtij viti. Bozhinovski është i dyshuar në rastin ‘SPIUNI’ të cilin vet ai e ka cilësuar si të montuar. Prokuroria ka kërkuar që të njëjtit t’i vazhdohet paraburgimi, megjithëse shoqata e gazetarëve ka kërkuar lirimin e tij. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia