close
Vendi

SHKUP: TRIDHJETË DITË PARABURGIM PËR RASTIN “LOTOS”

akcija-Lotos-480×360

 

Masë paraburgimi prej 30 ditëve u është shqiptuar qytetarëve të Velesit B.H., të dyshuar se kanë qenë organizues të rrjetit të stërshitësve të drogës, dhe A.M., stërshitës i drogës, pasi që dje me urdhër të prokurorit publik u arrestuan nga ana e policisë.

Në rastin “Lotos” janë të dyshuar edhe dy persona, prej të cilëve njëri tashmë vuan dënimin me burg, ndërsa tjetri është arrestuar pasi që javën e kaluar është zënë me rreth njëzet kilogramë marihuanë.

Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot kumtoi se ka sjellë urdhër për zbatim të procedurës hetuese ndaj katër personave për vepër të kryer penale. /TvArt/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia