close
Vendi

SHKUP: TRUPI AD-HOC DHE KRYEREDAKTOR I TVM – NË PRITJE TË FINALIZIMIT

71_big

Mbi 20 kandidat janë paraqitur në thirrjen publike të LSDM-së për anëtarë të trupit ad-hoc – mbikëqyrës i mediave dhe për kryeredaktor përgjegjës të programeve informative në TVM-së. Edhe pse emrat nuk janë zbuluar, bëhet fjalë për gazetarë, qytetarë aktivistë, profesorë dhe intelektual nga fusha të ndryshme.

Pasojnë konsultimetet me gazetarët dhe me shoqërinë civile pas së cilës zgjedhja do të jetë e ngushtë. Nga VMRO DPMNE nuk e kanë publikuar mënyrën se si do të jenë  të propozuar dhe të zgjedhur kandidatët për trupin ad-hoc, për kompetencat e të cilit janë dakorduar në radhën e fundit të negociatave partiake.

Merret vesh se konsulltimet janë në përfundim dhe se do të jetë i respektuar afati i cili është përcaktuar në marrëveshje. Nuk është përcaktuar se ky trup do të jetë i përbërë vetëm nga njerëzit që do t’i propozojë VMRO DPMNE dhe LSDM, pasi nga BDI-ja dhe PDSH-ja refuzuan të marrin pjesë në përbërjen e tij. Arsyeja e mosinteresimit të partive politike shqiptare i referohet mandatit të shkurtër në të cilën duhet të bëhet monitorimi.

Analistët mendojnë se zgjedhja e kryeredaktorit të shërbimit publik, jo vetëm 100 ditë para zgjedhjeve nuk është zgjidhje për përmirësimin e gjendjes së mediave, por gjithsesi është prodhim i situatës aktuale. Trupi ad-hoc duhet të formohet deri më 19 e këtij muaji dhe do të numëroi pesë anëtarë. /TvArt/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia