close
Vendi

SHKUP: VETËM 400 QYTETARË JANË VERIFIKUAR NGA LISTA E DYSHIMTË E VOTUESVE

KSHZ-2-780×439

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka ritheksuar thirrjen për të gjithë votuesit e debatueshëm që të paraqiten në Komision dhe zyrat e tij vendore në mënyrë që në ditën e votimeve të mos kenë probleme.  Prej rreth 39.500 votuesve të dyshimtë, deri tani në KSHZ janë paraqitur nja 400.

Më tepër qytetarë janë paraqitur në Çair, pastaj në Aerodrom, Karposh dhe Kërçovë. Nëse këta votues nuk paraqiten në KSHZ, në afat prej 25 ditësh, atëherë KSHZ-ja ka të drejtën që t’i fshijë nga lista zgjedhore.

Lëvizja ‘Besa’ ndërkohë ka kërkuar që të hiqet dorë nga  gjoja ekzistimi i votuesve fantomë dhe fiktivë dhe të njëjtët të mos hiqen nga Lista Zgjedhore. Kjo, sipas Besës, është cënim flagrant i Kushtetutës, por edhe i të gjitha konventavee  për të drejtën e çdo shtetasi që të zgjedh dhe të zgjidhet. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia